Nëse ke vendosur të shkosh në koncertin e Adeles dhe të marrësh kamera me vete, më mirë mos shko fare.
Sepse Adele tregoi së fundmi se nëse ka diçka që nuk duron teksa është në skenë, është xhirimi i koncertit nga fansat e mbledhur në stadium.
“Po, dua t’i them kësaj zonjës gjithashtu, boll më filmove me atë kamera sepse unë jam këtu në jetën reale. Mund ta shijosh në të vërtetë dhe jo nëpërmjet kamerës.
Mund ta ulësh atë dreq kamera poshtë? Nuk është DVD, është një show i vërtetë.
Do të doja ta shijoje show-n tim sepse ka shumë njerëz aty jashtë që nuk mundën të vinin”, – i është drejtuar Adele fanses së saj në publik.
Ndryshe nga herët e tjera, ky “komunikim” ishte shumë serioz. Pra, e mësuam që nuk duhet ta zemërojmë Adelen.