Zef Deda sot 67 vjeç – Ja urimi i ndjerë i Julit

Showbiz

zefdeada

Zef Deda, një nga emrat më të shquar të humorit shqiptar feston sot ditëlindjen e tij. Ai lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe është cilësuar si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Në këtë përvjetor, nuk mund të mungonte edhe urimi i djalit të tij, aktorit të “Apartamenti 2XL”, Julian Deda.

“Në vitin 1950, Gjyshja ime Luçia solli në jetë një djalë dhe e quajti Zef. Ky djalë u rrit me shumë halle dhe në mes të skamjes. Të vetmen pasuri kishte librat e falur, qe i lexonte të paktën për të ushqyer mendjen, se për barkun ishte shumë e vështirë. Gjithsesi ja ku është sot pas 67 vitesh i rrethuar me dashuri dhe krenari. Në fakt ai vetë është krenaria e familjes sonë. U befsh 100 vjeç Babushi im. T’du fort Artist.
Kujdes: Mos u genjeni nga shikimi, nuk është aq i urte sa ka dalë në këtë foto..! ” – shkruan Juli.

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on