Zbuloni surprizën e radhës nga Almeda dhe Tolgahan, prapaskenat dhe fotot e ekipit të punës

Showbiz

tolhabsjhbd

Ishte vizita e tij e parë në Tiranë ndaj nuk mund të largohej pa bërë disa adete, e pa marrë dhuratën më të bukur nga ne. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar e jo vetëm, do të jenë në kopertinë numrin e verës, numri i ardhshëm i revistës Living!

brurnn

Tolga takoi kryebashkiakun, dhe si një dhëndër që ka marrë një gocë tironse duhet të njohë historikun e qytetit tonë përmes albumit që Erioni i dhuroit. Kërcyen valsin e dasmës së tyre në natën finale të Dancing with the Stars, spektalin të cilin Almeda e ka prezantuar prej 12 javësh. Para pak ditësh ata mbollën një pemë “Une u largova nga ti por pemen time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA “ -shkruan Alemda e po së bashku vizituan varrezat e Tiranë ku prehet babai i Almedës !

tol4

Ndonëse nuk qëndroi shumë gjatë, Almeda u sigurua që Tolga t’i shijonte ditët e qëndrimit në Tiranë dhe ajo e fundit duket se ishte qershia mbi tortë !
Almeda dhe Tolgahani teksa pozojnë për photoshooting e revistës Living duken si një çift Hollywoody. E veshur me të bardha nga stilisti turk Tarik Edis, Almeda vezullon nën rrezet e diellit krahë Tolgahanit! Për të realizuar këtë kopertinë duket se është mbledhur “The best team” dhe vetëm nga një video e shkurtër në Instagram kuptojmë që kjo kopertinë do të jetë më e bukura dhe nuk po flasim vetëm për këtë sezon! Nën kujdesin e fashion editorit Niko Komani, e grimuar nga Suela Cangu , Almeda duket si një ëngjëll dhe e fotografuar nga aparati i atij që e E(ndrit) fotografinë jemi të sigurtë që kjo është revista që do të kenë të gjithë në duar gjatë stinës së nxehtë.

A post shared by Niko Komani (@nikokomani) on