I kërkojnë një buzëkuq, por ja çfarë gjendet në çantën e Xhensilës

Showbiz

Po bëhet thuajse një vit nga momenti kur këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj u bë mama për herë të parë. Ajo dhe Besi u bekuan me një vajzë, Ajkën, e cila ka mbushur me dashuri dhe lumturi jetët e tyre. Në ndryshim nga koleget e saj, Xhensila është treguar gjithmonë e kujdesshme për të mos e ekspozuar në publik, përveç ndonjë fotoje ku duken duart e këmbët e saj të vogla. Kjo ka qenë një zgjedhje e të dyve për të ruajtur privatësinë e vogëlushes. Mami Xhensila mund të mos tregojë asnjë imazh të së bijës, por nuk e ka aspak problem të zbulojë se ç’mban në çantë tani që është bërë nënë.

Këtë gjë e vërteton më së miri edhe videoja e fundit që ka publikuar në Instagram-in e saj. Një vajzë i ka kërkuar Xhensilës buzëkuq, por në përpjekje për ta gjetur, Xhensila nxori nga çanta një bluzë të vajzës, letra të lagura, bebelina, kremrat e Ajkës e shumë gjëra të tjera të vogëlushes që siç duket i zënë pjesën më të madhe të çantës. Epo, kështu e kanë mamatë apo jo?