Zbuloni se si duket Kylie Jenner pa ‘make up’

Showbiz

Kylie Jenner është akuzuar nga i fejuari i Jennifer Lopez se flet vetëm “për buzëkuqet e saj dhe sa e pasur është” por fotot e fundit të miliarderes 21-vjeçare tregojnë një njeri krejt tjetër nga vajza gjithë e kuruar që jemi mësuar të shikojmë në Instagram. Paparacët kanë fotografuar Kylie teksa shkonte drejt klinikës së dentistit dhe duhet thënë se kishte ca kohë që s’e kishim parë kështu vajzën që u bë e pasur me linjën për produktet e makeup-it.