Së shpejti në Turqi do të nisin xhirimet për një tjetër serial me sfond historik. Kësaj here, bëhet fjalë për kohën e Sultanin Mehmet dhe në rolin e tij është përzgjedhur pikërisht aktori Kenan İmirzalıoğlu. Ai rikthehet në një serial pas dy vitesh, që nga interpretimi i tij i fundit në serialin “Karadayi”.
Seriali i ri titullohet “Yaş krizi” dhe sipas shtypit turk investimet në të janë marramendëse. Edhe pse Kenan është aktualisht 43 vjeç mendohet se nëpërmjet make-up, ai do të mund të transformohet për të luajtur rolin kur sulltani është 21 vjeç. Megjithatë, ky është ende një detaj i cili nuk është vendosur përfundimisht.