Nuk janë të pakta rastet kur personazhe të ndryshëm publikë kanë pasur lidhje familjare dhe ne nuk kemi ditur asgjë deri në momentin që ata vetë e kanë zbuluar. Rasti më i fundit është ai i Lorik Canës dhe Ledri Vula.
Në një intervistë të dhënë Loriku është pyetur për preferencat e tij muzikore dhe nëse do të duhej të zgjidhte midis dy arstistëve Unikatil dhe Ledri Vula ai e bëri zgjedhjen e tij.
Cana gjithashtu na zbuloi një sekret ku pohoi se ai dhe Ledri Vula janë kushurinj!
“Nëna ime me babain e Ledrit janë kushërinj të dytë”, – tregoi Loriku.