Blerim Destani përmendet shpesh për shpenzimet marramendëse që bën për veshjet. Aktori në blerjet e tij ka treguar se është i fiksuar pas orëve të shtrenjta, të cilat ju përkasin brand-eve më të njohura në botë.
Ai ka zbuluar se nuk e ka aspak problem që për një orë të shpenzojë shumën 800 mijë euro apo edhe më shumë.
Faqja në ‘Instagram’ e “WhatTheyWering” zbulon çmimet e veshjeve të VIP-ave shqiptarë dhe njëkohësisht edhe ato të Blerim Destanit.
Më poshtë po ju zbulojmë koleksionin e ‘çmendur’ të orëve të aktorit me famë ndërkombëtare.