Aktori i “Star Trek”, Christopher Ogugua, i njohur nga të gjithë si Chris Obi, është akuzuar së fundmi për abuzim seksual me 6 vajza të moshëa 20-vjeçare. Aktori ushtronte kurse aktrimi dhe i mësonte vajzat të ‘aktronin’ skena intime, duke abuzuar më pas me to. Kjo gjë ka vazhduar për disa vite dhe ka ndodhur rreth periudhës kohore mes korrikut të 2012-ës dhe gushtit të 2018-ës. 51-vjeçari është arrestuar në aeroport, teksa do të fluturonte për në shtëpi, në Los Angeles. Kujtojmë se Obi ka luajtur në prodhimet e njohura “Doctor Who”, “American Gods”, “Death in Paradise” etj.
