Zbuloni 3 finalistët e “Albanian Designers Competition” dhe bëhuni gati për finalen e madhe

Showbiz

4 janë stilistët që kanë mbetur në garë në ADC, Marcela, Erjoni, Alberta dhe Labentinë. Sot në mbrëmje në orën 21:00 ato do të tregojnë veshjet e tyre përballë një jurie profesioniste që përbëhet nga 2 të ftuar special: Rëzarta Skifteri, Armand Peza dhe nga juria e përhershme Jonida Maliqi, Bora Zemani dhe Joni Peçi.

Tema e cila do të përzgjedh dhe tre finalistët ka qenë” Të frymëzoheni nga arkitektura e Tiranës”. Juria do të vendosi se cili do të jetë i eliminuari dhe cilët do të jenë 3 finalistët e këtij edicioni të parë të talent show-t ALBANIAN DESIGNERS COMPETITION.

Finalja e madhe do të jetë në datën 3 janar 2020 në orën 21:00 në LIVING HD platform TRING.