Pritet që çifti i njohur të martohen në 21 shtator. Kujtojmë se propozimin Gjiko e bëri në qershor, në ditën e ditëlindjes së partneres së tij. Që prej atij momenti, ka patur shumë aludime rreth datës apo vendit ku do zhvillohet ceremonia e tyre.
Burime pranë çiftit madje kanë treguar se ata do të martoheshin në gusht, por dasma u anullua për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që mori, vetëm 2 ditë para datës së caktuar.
E nëse këtë herë nuk kemi ndonjë surprizë tjetër nga çifti, besojmë se në 21 shtator ata më në fund do të martohen. Ceremonia do të mbahet në Prishtinë, në një vend përrallor. Për më tepër, shikoni fotot e ambjentit ku për pak ditë do të zhvillohet dasma e shumëpritur.