Aktorja turke Tuba Buyukustun ka një sërë fansash në të gjithë botën. Së fundmi, ajo është prezantuar me një fanse të saj nga Lindja e mesme, e cila, duhet ta pranojme, është më e veçantë se të tjerët. Kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka në portret me aktoren turke.
“Binjakja” e Tubës quhet Noora Al Ogaili dhe është një shkrimtare e re e cila aktualisht jeton në SHBA. Ishte një fotograf i njohur ai që zbuloi ngjashmërinë e madhe mes dy vajzave.