Zbulohet sëmundja e Robin Williams që e shtyu drejt vetëvrasjes

Showbiz

Gjashtë vite më parë, aktori i njohur Robin Williams, i dha fund jetës, duke tronditur botën e Hollywood dhe fansat e shumtë të tij. U fol gjatë se aktori ishte prekur nga Parkinson, por tashmë në një dokumentar rreth tij, “Robin’s Wish”, zbulohet se aktorin drejt vetëvrasjes e shtyu një sëmundje tjetër.

Bëhet fjalë për demencën, një sëmundje e cila sulmon trurin dhe shkakton ankth, pasiguri dhe depresion.

Ky detaj u zbulua nga regjisori i filmit, Shawn Levy, i cili kujton edhe kohën kur Williams, i kishte folur për problemet e tij dhe se nuk ndihej më vetvetja.