“Becky me flokët e bukura’ ishte femra e cila gjatë skandalit të tradhëtisë së Jay Z, u bë thuajse po aq e famshme sa vetë Beyonce. Kjo e fundit e zbuloi tradhëtinë e bashkëshortit në këngën ‘Lemonade’. Menjeherë pas kësaj u hamendësua se ‘Becky me flokët e bukura’ ishte Rita Ora. Por këtë herë Amber Rose ka lënë pa fjalë të gjithë pasi duket se ka zbuluar më në fund se cila është Becky.
Amber pretendon se Becky e shumë përfolur është Gwyneth Paltrow. “Unë me të vërtetë mendoj se është Gwyneth Paltrow është Becky, ajo dhe Bey kanë qenë shoqe por tashmë nuk shihen më bashkë. Por për këtë ka reaguar menjëherë Gëyneth, përfaqësuesi i së cilës është shprehur se është një pretendim absurd dhe 100% fals, madje ata janë ende miq të ngushtë ende.