Të shumtë janë fansat e këngëtares Elvana Gjata dhe 2PO2 që nuk arrijnë të kuptojnë domethënien e zgjedhjes së ngjyrës lejla për titullin e këngës së re.
Përveç rreziqeve gjatë xhirimit të videoklipit, producentët janë kujdesur të lyejnë me ngjyrë lejla trenin, skafin, madje edhe një helikopter.
Por, çfarë kuptim ka ngjyra lejla? Ngjyra që lidhet shpesh me Mbretërinë nënkupton edhe fantazinë, të ardhmen, ëndrrat dhe qetësinë shpirtërore, shkruan “Newsbomb.al”.
Megjithatë, edhe pse të gjitha këto kanë lidhje, ndoshta nuk është rastësi, prandaj domethënia mund të jetë më e thjeshtë dhe më tepër materiale sesa spirituale: Lejla për 500 Euro. Sepse prerja më e madhe e kartmonedhës evropiane është 500! Pra, kur teksti thotë “të mbuloj me lejla” mund të kuptohet edhe si “të mbuloj me 500-she euro”.