Zbulohet kush do të jetë partnerja e radhës e Kenan Imirzalioglu!

Showbiz

Kenan Imirzalioglu
Kenan Imirzalioglu do të nisë shumë shpejt të punojë për projektin e tij të ri. Gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi u mor vesh lajmi se Kenan do të luajë në një serial të Netflix, dilema më e madhe ka qenë se kush do të luajë përkrah tij. Emra të shumtë aktoresh janë diskutuar, megjithatë, deri më sot nuk ka patur asnjë konfirmim apo mohim nga asnjëra prej palëve.

6888720795 324223c006 b

Ndërkaq, ditën e sotme, mediat turke japin një lajm më konkret. Tashmë është vendosur përfundimisht, se roli i është besuar aktores Cansu Dere.