Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu janë dy prej aktorëve më të kërkuar dhe të dashur në Turqi, por jo vetëm. Të njohur edhe në vendin tonë në rolet e Nerimanit dhe Maxhitit në serialin i cili transmetohet çdo ditë në 3Plus, ‘’Mes dy dashurive”. Çifti simpatik i aktorëve do të përjetonte një prej historive më të bukura të dashurisë që lindi pikërisht në sheshxhirimet e serialit dhe u kurorëzua në martesë gjatë korrikut të vitit të shkuar. Por, shumë pak e dinë se Kadir ka qenë i martuar me parë me një tjetër emër të njohur të skenës turke.
Ky i fundit e ka martesën e dytë. Kadir Dogulu ishte i martuar me këngëtaren dhe aktoren e njohur turke për tre vite me radhë, 2007-2010. Lajmi është publikuar së fundmi në të përditshme turke, por asnjë prej artistëve nuk ka zgjedhur të prononcohet.