Zbulohet i dashuri i Arilena Arës: E vërteta e puthjeve në plazh…

Showbiz

aril
Lajmi që bëri bujë në media e portale, më në fund, u zbulua. Tani mund ta shikoni plotësisht portretin e atij që pak kohë më parë u ‘akuzua’ si i dashuri i Arilena Arës.Fotot nga videoklipi i ri që ishte duke realizuar u shpërndanë shpejt në rrjet, por zhurma nuk zgjati shumë. Vetë Arilena, në atë kohë kur xhironte videoklipin e këngës së re, ishte e fokusuar aty, por megjithatë u ktheu një përgjigje atyre që u bënë kureshtarë të mësonin për djalin biond që po puthej me këngëtaren në një jaht luksoz:

 640 0 5be22b0ed9ded

“Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju. Do ta zbulojmë edhe sekretin”,- tha Arilena.Rezultoi se ai është thjesht modeli me të cilin Arilena ka interpretuar në klipin e ri që sapo ka publikuar “I’ll Give You My Heart”. Kështu, gjithçka është kuptuar dhe është e justifikuar… edhe puthjet. Vetëm pak ditë nga “Last train to Paris”, Arilena prezanton edhe një këngë tjetër, e cila do të jetë gjithashtu pjesë e albumit me këngë në gjuhën angleze. Darko Dimitrov, kompozitori me të cilin Arilena bashkëpunon prej disa vitesh, mban edhe këtë herë firmën për këngën e saj të re.