Zbulohet fotografia e parë e Hazal Kaya gjatë shtatzënisë

Showbiz

Aktorja e njohur turke dha lajmin pak muaj më pare se ajo dhe bashkëshorti ishin në pritje të ëmbël. Menjëherë pas dasmës së bujshme me producentin Ali Atay me 6 shkurt të gjithë fansat u informuan mbi lajmin e bukur të shtatzënisë së Hazal.

Por deri më sot nuk ishte postuar asnjë fotografi që ta konfirmonte apo ku të dukej me barkun e rrumbullakosur. Dhe këtë herë nuk është aktorja e cila e ka postuar për ndjekësit e saj por shoqja e ngushtë. Ajo ka pozuar në një fotografi duke buzëqeshur me barkun e rrumbullakosur të cilin nuk e fsheh dot më.