Zbulohet e vërteta: Sëmundja e babait të Meghan, e gjitha një mashtrim!

Showbiz

megh thomas
Thomas Markle nuk mundi ta shoqërojë dot të bijën në altar në dasmën më të përfolur të vitit, pas problemeve me zemrën. Epo e gjitha paska qënë një mashtrim, pasi babai i Meghan gëzon shëndet të plotë.

meghan dasme
“E gjithë historia e babait të Meghan për operacionin në zemër ishte mashtrim. Ai nuk duhet të shfaqej pasi nuk donte të turpërohej në publik. Historia e problemeve të shëndetit ishte mënyra e tij për të fituar mëshirë nga publiku dhe për të tërhequr vëmendjen nga ato fotografi të cilat ishin një turp i madh ndaj Meghan dhe familjes mbretërore.” – u shpreh burimi.