Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit vijon të jetë një ndër lajmet më të komentuara të kësaj vere që lamë pas. Ishte Roberti ai i cili deklaroi publikisht se nuk është më me Norën, ndërkohë aludimet për ndarjen e tyre pasuan njëra-tjetrën, ndonëse çifti nuk dha sqarime.
Sakaq, Roberti është vënë sërish në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Pak ditë më parë në media u raportua se këngëtari ka nisur një lidhje të re. Në rrjete sociale po qarkullon një foto e këngëtarit ku shfaqej i ulur në tavolinë me një vajzë tjetër, e cila thuhej se ishte e dashura e re e tij dhe bëhej fjalë për modelen nga Burreli, Jessica Kadiu.
Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe këngëtari publikoi vetë foto, ku bënte me dije projektin e tij të ri, pjesë e së cilit do të ishte edhe modelja në fjalë.
Mirëpo, nuk dha më shumë sqarime. Ndërkaq, përsëri janë zbuluar disa foto ku duket se kjo nuk është hera e parë që Roberti dhe Jessica kalojnë pushimet bashkë. Ata janë kapur mat edhe herë të tjera nga i njëjti vend dhe gjithçka ka ndodhur para se të bëhej publike ndarja me Norën.
Burimi thotë se lidhja e tyre ka nisur që në fillim të kësaj vere, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar ende.