Kush është e dashura e Kylian Mbappe/ Atleti i Real Madritit shihet në Miami me modelen Dani Grace

Showbiz

Ylli francez i futbollit duket e ka gjetur personin e zemrës. Burime të shumta thonë ekskluzivisht për Page Six se atleti i Real Madridit është bashkë me modelen Dani Grace Almeida dhe së fundmi ata janë parë të përqafuar në Miami. Mbappe dhe Almeida shkuan për ‘bowling’, në një klub nate si dhe shijuan një darkë së bashku. “Ata ishin shumë komod me njëri-tjetrin derisa mbanin duart. Ata u panë dorë për dore edhe duke dalë jashtë”, tha një burim për Page Six.Edhe pse mbetet e paqartë se kur nisën romancën e tyre, Almeida ndau një video në Instagram në njërën prej ndeshjeve të Paris Saint-Germain në prill dhe ishte ulur në seksionin e tij.