Para se Princi William të martohej me Kate Middelton ka përjetuar një tjetër histori dashurie. Në librin e fundit të shkruar për familjen mbretërore thuhet se vajza që i kishte rrëmbyer zemrën quhej Arabella Musgrave. Dyshja ishin mjaft të dashuruar dhe thuhet se shkak për ndarjen u bë Kate. Familja mbretërore dëshironte me çdo kusht Kate si nusen e tyre të ardhshme dhe bënë të pamundurën për ta bindur princin.
Në libër shkruhet se Arabella ishte një vajzë e hijshme dhe shumë e bukur, prandaj edhe William u dashurua me të. Dyshja kalonin së bashku një pjesë të mirë të kohës dhe preferonin më shumë të dilnin në ambiente të qeta për të shkëmbyer biseda romantike.
Burimi: Who