Zbulohet data: Ja kur do të ngjitet në skenën e Eurovision Jonida Maliqi!

Showbiz

konidaer.jpg

Këtë vit përfaqësuese e Shqipërisë në ‘Eurovision’ do të jetë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” që për popullin shqiptar ka një domëthënie mjaft të madhe dhe prekëse.
Kënga flet për të gjithë jetën e vështirë që i është dashur të bëjnë shqiptarët në kohën kur kanë emigruar jashtë vendit. Kjo këngë gjithashtu ka shërbyer edhe si një lloj thirrje për të gjithë shqiptarët larg Shqipërisë për t’u ritkthyer në tokën mëmë.
Eurovision-i më në fund publikoi datat se kur do të këndojë çdo këngëtar që përfaqëson shtetin e tij. Jonida Maliqi do të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj.
Kënga “Ktheju Tokës” deri më tani ka pasur mjaft sukses dhe është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar por edhe ai i huaj. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe fakti se shumë këngëtarë të tjerë apo dhe njerëz dashamirës të kësaj këngë kanë bërë ‘covera’ të cilat Jonida shpesh herë i poston në instagramin e saj.