Data 1 Qershor është dita kur Ermal Meta do të vijë të perfomojë në vendin e tij, në një koncert që do të mbahet në kryeqytet. Lajmin zyrtar e ka bërë publik kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nëpërmjet që postimi në rrjetet sociale. “Mbrëmjen e 1 Qershorit do të organizojmë një festë në Sheshin Skënderbej për festën e Republikës italiane e miqësinë midis dy vendeve tona. E kush më mirë se Ermal Meta e përfaqëson këtë histori suksesi? Ju presim në shesh”- ka shkruar kryebashkiaku Veliaj.
Ardhja e Ermal Metës në Shqipëri do të jetë pas përfaqësimit të Italisë në skenën e Eurovizionit. Kjo është hera e parë kur fituesi i “Sanremo” vjen dhe interpreton përpara publikut në vendin e tij.