Zbulohet çifti më i ri në Hollywood!

Showbiz

cift holly
Robert Pattinson dhe aktorja/modelja 26-vjeçare Suki Waterhouse janë lidhur bashkë, tha një burim për “People”. Ata u fotografuan duke u puthur në rrugë pasi panë një film në kinema në London këtë fundjavë. “E News” ka publikuar disa foto të dyshes duke u puthur dhe përqafuar.

pattinson2
Pattinson dhe Waterhouse shkuan të shikonin filmin “Mamma Mia! Here We Go Again”, dhe më pas vijuan natën në club-in SoHo House deri në orët e para të mëngjesit.
“Ata rrinin shumë pranë dhe të përqafuar dhe u puthën shumë herë. Roberti ishte shumë i dashur me të dhe e kishte hedhur krahun e tij rreth saj gjatë gjithë rrugës”, shton burimi.

robert twilight