Zbulohet arsyeja pse Dua Lipa ndahet nga Isaac Carew, 18 muaj pas ribashkimit…

Showbiz

Pas ribashkimit me partnerin e saj 18 muaj më parë Dua Lipa është ndarë përsëri nga Isaac Carew. Thuhet se 23-vjeçarja dhe partneri i saj 33-vjeçar janë ndarë në mënyrë sekrete dhe pa bujë. Por gjithsesi lajmi ka arritur në media, ata janë shprehur se dy të dashuruarit u ndanë për shkak të problemeve që ka shkaktuar axhenda e ngjeshur e secilit dhe largësia.

Ata thonë se; – “Gjërat ishin mirë për pak kohë, por Dua është gjithmonë e më shumë e zënë dhe e lodhur. Ata nuk janë takuar aq sa kanë dashur, aq sa do të donin”.