Gjithçka që nisi si një thashethem muajin e shkuar, në fund rezultoi i vërtetë: Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë më bashkë, lexoni Më në fund pas shumë thashethemesh flasin Jennifer Lopez dhe Alex, lajmet nuk janë të mira.
Lajmi sigurisht që bëri xhiron e botës dhe mediet rozë “shpërthyen” menjëherë me lajme rreth ndarjes së momentit. Fillimisht burime jozyrtare thanë se çifti i famshëm kishte pasur probleme në marrëdhënien e tyre për të cilat po punonin për t’i zgjidhur kohët e fundit, por pa rezultat, madje dhe se kishin vendosur të mbeteshin miq.
Por, cila ka qenë arsyeja e prishjes së fejesës së këngëtares së njohur dhe ish-kampionit të bejsbollit? Sipas “E News”, Alex e dinte që do të ndaheshin sepse Jennifer kishte kohë që nuk ishte e lumtur.
Një tjetër burim tha se 51-vjeçares i ishte thyer besimi. “Kur besimi i saj thyhet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që Alex do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthehen së bashku dhe po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.