Zbulohen dy këngëtaret e famshme që do të këndojnë në dasmën e Turit dhe Orindës

Showbiz

dasmaturi

Kanë ngelur më pak se 10 ditë nga dasma më e përfolur e momentit mes këngëtarëve dhe moderatorëve të njohur Orinda Huta dhe Turjan Hyska dhe çifti ka hyrë në atë që njihet ndryshe si ”faza kritike” e organizimit të një ceremonie martesore. Pas përzgjedhjes së fustanit, çifti është duke vendosur për detajet e fundit ku një rol të rëndësishëm luan edhe muzika. Duke qenë se bëhet fjalë për një dasmë artistësh, muzika fiton një vlerë akoma më të veçantë dhe sigurisht që çifti simpatik i ekranit të Vizion Plus dhe Tring dëshiron të kënaqë të gjitha shijet dhe pritshmëritë e të ftuarve. Por, nëse deri më tani ata kanë vendosur të mos zbulojnë gjë, kanë qenë gazetarët e showbizit shqiptar, Ervin Kurti dhe Suada Daci që kanë zbuluar këtë ”të fshehtë”. “Do jetë një spektakël i vërtetë, do bëhet në një kopësht me drita, do ketë shumë të
ftuar”, është shprehur Ervini, ndërsa Suada zbuloi se në dasmë do të këndojnë Aurela Gace dhe Artiola Toska.

gacetoska