Zbulohen arsyet që çuan në një krizë mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Showbiz

Mes thashethemeve të vazhdueshme për divorc dhe lajmeve se të dy po jetojnë në shtëpi të ndara, burime të shumta treguan për tensionin që dyshja po përjeton  aktualisht. “Ata thjesht kanë qasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për vëmendjen e medias. Ben e urren të gjithë këtë vëmendje dhe kjo e bën atë të mos ndihet i qetë. Jennifer nga ana tjetër ka pasur gjithmonë një qasje të ndryshme“,është raportuar për mediat prestigjoze nga burime të afërta me çiftin e famshëm. Burimi shtoi se edhe pse ai e admiron atë, kjo nuk mjafton për ta bërë atë të lumtur e madje  shkakton stres në jetën e tij dhe më pas edhe në jetën e saj. Nuk ka dyshim se këndvështrimet e tyre të ndryshme shkaktojnë tension e pakënaqësi deri në debate mes tyre”. Ai është më i tërhequr, ajo  pëlqen të shfaqet  vazhdimisht për fansat dhe për botën. Kjo i bën ata dukshëm të ndryshëm dhe ka qenë një hallk që krijon vështirësi  në marrëdhëniet e përditshme. Pavarësisht kësaj,  kjo është një histori e madhe dashurie dhe nuk mund të shuhet lehtë”.

tëLopez dhe Affleck rindezën romancën në vitin 2021, gati 20 vjet pasi ata anuluan fejesën e parë. Javën e kaluar, revista People raportoi se Affleck aktualisht nuk jeton në rezidencën në Bel Air që ai dhe Lopez blenë së bashku vitin e kaluar. Në vend të kësaj, ai po qëndron në një nga pronat e tjera të tyre ndërsa kalon kohë në sheshxhirim për“The Accountant 2”. Thashethemet për një ndarje filluan kur Affleck u pa në dalje të ndryshme gjatë fundjavës pa unazën e tij të martesës.

Ndërkohë, Jennifer Lopez vihet në siklet kur gjatë konferencës për shtyp, gazetari e pyet nëse ishte e vërtetë që ajo dhe aktori po shkojnë drejt divorcit ndërsa jetojnë të ndarë.  Këngëtarja dhe aktorja u shtang nga pyetja e drejtpërdrejtë gjatë  konferencës për shtyp për promovimin e filmit të saj të ri “Atlas” në Mexico City dhe çastet e regjistruara ku gazetari bëri turmën të kthej kokën teksa ai i kërkoi Lopez ta konfirmonte këtë u bënë virale në internet.

Mes thashethemeve për ndarjen nga Ben Affleck, ylli shkëlqeu në premierën e filmit të saj më të ri në Netflix, “Atlas” prezantuar Mexico City.