Zayn Malik tregon të fshehtat e tij (FOTO)

Showbiz

zaynmalik-xlarge_trans2Mm0MDLB_Hri0Ac4jJl6BAEYNE46pycz_LmkTjvn8jQ.jpg

Ankthi së fundmi e ndaloi atë nga mbajtja e një koncerti në stadiumin Wembley. Dhe 23-vjeçari Zayn Malik zbulon një mënyrë jetese të pashëndetshme që ka ndikuar në shëndetin e tij të përgjithshëm, gjatë një interviste për revistën “Paper”.

Ish-këngëtari i “One Direction” shpjegon: “Unë nuk jam ndjerë shumë mirë së fundmi, sepse kam festuar shumë dhe nuk jam kujdesur për veten dhe të ushqehesha me ushqim të mirë. Unë thjesht po përpiqem të kujdesem për veten”.

Albumi i yllit “Mind of Mine” është plot me referenca seksuale dhe tekste sensuale, ndërsa Zayn pranoi se ato janë frymëzuar nga eksperiencat e tij.

Ai shpjegon: “Nuk ishte një vendim i ndërgjegjshëm për të bërë një album seksual ose t’i referohej seksit, por unë thejsht zbulove se shumë situata ku isha unë ishin situata seksuale, gjatë gjithë kohës. Më pëlqen të këndoj për të (seksin), dukshëm”.

23-vjeçari së fundmi është rilidhur me të dashurën e tij Gigi Hadid pas një ndarje të shkurtër dhe Zayn deklaron se bukuroshja amerikane përpiqej ta përfshinte atë në dashurinë e saj për kalërimin.