Këngëtari Zayn Malik dhe modelja e njohur Gigi Hadid, gati një muaj më parë bënë publike ndarjen e tyre nëpërmjet një postimi në Instagram. Këngëtari simpatik bëri të ditur se ai e respektonte shumë Gigi-n si mike, por lidhja e tyre nuk funksionoi më për shkak të angazhimeve të shumta që ata kanë në karrierën e tyre artistike.
“Isha i dashuruar dhe kjo ishte mjaft e dukshme. Shpresoja që ta dashuroja për gjithë jetën time dhe për gjithë jetën e saj, siç shpresojnë shumë prej nesh. Gjërat ndryshuan dhe ecëm para në jetë. Kohërat ndryshojnë, por pikërisht këtë po mendoja kur po shkruaja këngën time të re, ‘Let me’. Ne përjetojmë gjëra dhe krijojmë kujtime dhe histori për t’i shkruash dhe për t’i menduar. Duhet të bësh diçka me përvojat e tua. Duhet të mbahen mend përjetë,” ka thënë 25 vjeçari.