Zayn Malik bën deklaratën befasuese: “Nuk kam qenë vërtetë i dashuruar me Gigi Hadid”

Showbiz

Këngëtari 31-vjeçar me një jetë artistike të pasur me suksese ka bërë në  intervistën e tij të fundit një rrëfim që nuk pritej nga fansat e ish vokalistit të pashëm të ish grupit ‘One direction’ dhe bukuroshes së pasarelave Gigi Hadid. “Nuk e di nëse kam qenë vërtet i dashuruar ”, deklaroi pa ndrojtje ai. Zayn shpjegoi se kuptimi i tij për dashurinë ka ndryshuar ndërsa ai është rritur. “Ti e shikon me një sy ndryshe këtë ndjenjë teksa rritesh dhe kupton më shumë, ndoshta nuk kam qenë vërtetë i dashuruar ”.

Gigi nuk është i vetmi personazh i famshëm me të cilin Zayn ka qenë në lidhje romantike. Ai ishte i fejuar me Perrie Edwards të “Little Mix”, megjithëse e ndërpreu lidhjen e tyre në vitin 2015. Po ashtu ai ndezi thashethemet edhe për një romancë me Selena Gomez vitin e kaluar. Ndërsa kujtojmë se Zayn dhe Gigi kanë bashkë një vajzë të quajtur, Khai. 

Nga ana tjetër këngëtari zbuloi se puna për albumin e tij të fundit, të publikuar pas tre vitesh pauz, kishte filluar pikërisht gjatë periudhës së vështirë që ai kishte përjetuar nga ndarja me yllin e parelave Gigi Hadid, për të cilën ai së fundmi u shpreh se nuk kishte qenë vërtetë i dashuruar.