Vetëm pak ditë më parë qarkulloi në media lajmi se me shumë mundësi Zayn Mailk dhe Gigi Hadid janë rikthyer bashkë, pasi këngëtari u fotografua pranë apartamentit të modeles. Një lajm ky që i gëzoi të gjithë fansat e dyshes së njohur. Por me sa duket kjo nuk është e vërtetë, pasi një burim pranë Zayn ka thënë se këngëtari i njohur është duke e vuajtur në maksimum humbjen e Gigi-t. Ai dëshiron që të rikthehen qoftë edhe vetëm si miq. Sipas këtij burimi Zayn e ndjen që vetëm Gigi e kuptonte dhe dëshpërimisht po e kërkon sportin e supermodeles.