Ribashkimi i tyre bëri zhurmë kudo në media dhe portale, por ata pranuan të bashkohën dhe ta pranojnë publikisht se janë bashkë. Në një intervistë për ‘GQ Magazine’, Zayn Malik ka folur për projektet e reja që do të sjell për fansat e tij si dhe për të dashurën, Gigi-n.
“Jam me të vërtetë mirënjohës që e kam njohur. Tani jemi të rritur dhe nuk kemi nevojë të deklarojmë gjithçka rreth nesh, apo të bëjmë diçka që t’i kënaqim pritjet e njerëzve. Kur isha adoleshent po kaloja në disa vështirësi, ndërsa Gigi më ndihmoi t’i shihja gjërat nga një kënd më pozitiv”, ka thënë ai.