Zamira Kita ka folur për punën me koleget dhe ka rrëfyer se pavarësisht debateve apo konflikteve të vogla çdo gjë ka shkuar mirë. Teksa fliste për shfaqjen më të re, “8 Femrat”, të cilën e ka vënë me sukses në skenë bashkë me koleget, ajo pa hezituar u shpreh:
“Nga puna me kolegët kam shkuar në shtëpi duke qarë. Ata mendojnë se dinë më shumë se ne, se janë më të aftë se ne dhe kujtojnë se kanë në dorë më shumë. Ky projekt me femra është për të treguar që ne ja dalim”,-e mbylli fjalën ajo.Duke marrë parasysh eksperiencën e gjatë në skenë të Zamirës, fjalët e saj kanë shumë vend dhe i përgjigjen një fenomeni real.