Zaiminia Vajsari këtë të premte e ka kaluar në shtëpinë e saj. Siç duket fundjava është e shumëpritur për bukuroshen e ekranit e cila ka vendosur të pushojë në pishinën që ka në shtëpinë e saj.Zaimina jeton bashkë me partnerin e saj dhe të bijën Khloe. Vila ku ata po qëndrojnë prej kohësh është në një zonë periferike që nuk e ka bërë publike, por siç edhe vetë Zaimina ka thënë në një intervistë të para pak kohëve, ai ambient i jep qetësinë dhe gjithë rehatinë që i nevojitet krah familjes.
