Zaimina Vasjari tregon detajet që nuk i dinim për të!

Showbiz

zai khlo
Zaimina Vasjari rrëfeu detaje nga jeta private, familja dhe gjithçka po përjeton me ardhjen e Khloes në jetë.Këngëtarja e njohur e nisi rrëfimin me eksperiencën gjatë shtatzënisë, të cilën e përshkroi si të qetë, por zbuloi edhe dëshirën e madhe të bashkëshortit të saj për të pasur një djalë.“Klodi u mërzit pak në fillim sepse e kishte përgatitur veten që do vinte në jetë një djalë, madje dhe miqve të tij ua kishte këtë gjë që në kohën kur gjinia nuk ishte zbuluar akoma. Më pas erdhi momenti i lindjes dhe këtu dua të tregoj se nuk kam lindur në mënyrë natyrale, por sapo më ka dalë anestezia kam kërkuar Khloen dhe ai moment është i paharrueshëm. Nuk ka fjalë që do ta përshkruanin sa shumë emocion kam ndjerë. Kam thënë edhe herë të tjera do të doja të isha bërë nënë më herët, se mendoja kurrë sa të lumtur do më bënte kjo gjë”,-u shpreh Zaimina.Më tej bukuroshja e ekranit zbuloi se nuk jeton në Tiranë me familjen e saj, por diku tjetër. Duke mos dashur ta përmendë vendin, ajo rrëfeu se më herët jetonte në Durrës për shkak të punës së bashkëshortit, por tashmë janë zhvendosur në një vilë e menduar më herët si shtëpi pushimi, por që u kthye në banesë të përhershme për rehatinë dhe privatësinë që ofron.

Screenshot 20 3

Po ashtu u fol për marrëdhënien me bashkëshortin, të cilën Zaimina e përshkroi si shumë të bukur, megjithëse ka pasur uljet dhe ngritjet e saj. Këtu nuk u la jashtë vëmendjes as raporti me dy vajzat e tjera të Klodit, të cilat janë më të rritura.“Unë nuk e kam thënë më herët publikisht sepse nuk doja që njerëzit të paragjykonin. Por ne kemi një marrëdhënie perfekte. Të dyja vajzat janë shumë të edukuara dhe të kulturuara nga nëna e tyre dhe bashkëshorti im. Këtu ndikon edhe fakti që janë rritur jashtë Shqipërisë, ato kanë tjetër mentalitet dhe unë jam shumë e lumtur që Khloe ka dy motra”,-rrëfeu ish-Miss Shqipëria.Po një dasmë a është në planet e çiftit të njohur? Zaimina nuk e mohon që një ceremoni do bëhet, por nuk do të jetë dasmë e madhe me të ftuar pafund. Dy të dashuruarit mendojnë se së shpejti do të organizojnë një ceremoni private me njerëzit më të afërt, pasi nuk është në dëshirën e tyre të ‘konkurrojnë’ dasmat e tjera VIP.