Ditën e djeshme Zaimina Vasjari festoi 32-vjetorin e lindjes dhe urimet për të nga fansa, kolegë, familjarë dhe miq kanë qenë të pafundme. Para se të fillonin festimet , ajo zbuloi ‘look-un’ që ka zgjedhur për festën e ditëlindjes dhe përfitoi nga rasti për të falënderuar të gjithë ata që i shkruan urimet e tyre. Gjithashtu Zaimina ka publikuar edhe imazhin më të ëmbël me të bijën, e cila është veshur me të njëjtat ngjyra si e ëma, por ndryshe nga mami Khloe ka veshur fustan. Qendra e festës më siguri do të jetë edhe e vogla e cila e bën çdo moment të Zaiminës të paharrueshëm. Kujtojmë se Zaimina dhe Khloe në festa të ndryshme vishen njësoj.
View this post on Instagram