Zaimina flet për marrëdhënien që ka me dy vajzat e bashkëshortit «Janë gjaku i vajzës sime»

Showbiz

zajminafemije

Fundi i muajit janar do t’i sillte Zaimina Vasjarit dhuratën më të bukur që mund të kishte dëshiruar ndonjëherë, princeshën Khloe e cila do t’i falte ish-Miss Shqipërisë emocionet e papërsëritshme të mëmësisë. Në ndryshim nga shumë kolege të saj apo personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Zaimina ka ndarë vazhdimisht fotografi të vogëlushes, e cila është një kopje në miniaturë e babi Klodit. Por nuk ka bërë të njëjtën gjë me dy vajzat e partnerit, Kristel dhe Jennifer të cilat kanë lindur nga martesa e parë e bashkëshortit të Zaiminës.

Sigurisht që ky detaj nuk mund t’i shpëtonte shtypit rozë, por këngëtarja simpatike ka folur për herë të parë rreth kësaj teme. Ajo ka zbuluar më tepër rreth lidhjes së bukur që ka me to.
“Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme.

Nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”,- përfundon rrëfimin e saj, Zaimina.

2 52