Zaimina e di si e do dasmën, por nuk e ka ndarë datën akoma

Showbiz

E pyetur se kur do ta kurorëzojë dashurinë e saj shumë vjeçare me partnerin në dasmë, Vasjari nuk ka ende një datë, por e di fare mirë si do të jetë.

Fillimisht, dasma e saj s’do të ketë lidhje fare me atë tradicionalen.

“Nuk kam dashur kurrë një ceremoni tradicionale. Nuk e dua ashtu! Dua një ceremoni diku jashtë. E di dhe vendin ku e dua. Çdo detaj i saj është i mirëpërcaktuar në imagjinatën time. Thjesht, s’ka qenë momenti i duhur.”