Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të komentuara në showbizz-in shqiptar.Ndonëse nuk e kanë mohuar e as pohuar lidhjen e tyre publikisht, shpesh në mediat rozë është aluduar për lidhjen e më pas ndarjen e tyre.Së fundmi qarkulluan me shpejtësi lajmet se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.
Por, mesa duket gjërat nuk qenkan aspak kështu.Young Zerka gjatë një interviste ka folur për herë të parë për lajmet lidhur me ndarjen e tij me këngëtaren simpatike.“Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”, tha ndër të tjera ai.