Ylli Limani feston ditëlindjen dhe i bën këtë dedikim vetes…

Showbiz

ylli dtl
Këngëtari i njohur me zërin e ëmbël, Ylli Limani ka sot ditëlindjen. Këngëtari feston ditëlindjen e 24 dhe këtë herë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë urimi. Nëpërmjet një fotoje kur ishte ende i vogël, me puçrra dhe flokë të gjata, Ylli i tregon vetes gjërat që do i thoshte për të mos u mërzitur.

Screenshot 22 10

“Nëse do të ktheja kohën pas, këtij djaloshit kaçurrel në foto do i kisha thënë se nuk i ka veshët llapush, puçrrat do të të largohen me kalimin e kohës dhe të mësojë t’i falë njerëzit, sepse të gjithë gabojnë. Të mos ndalojë së kënduari. Do i thoja se një ditë do të bësh krenarë të gjithë njerëzit e rëndësishëm për ty. Çdo hap i bukur ose i vështirë ja vlen. Do ja vlejë sepse do të kesh njerëz që të duan pa kushte. Gjëja kryesore, do i thoja se do të bëhet më mirë edhe kur të duket se s’ka ku shkon më keq. Shumë urime për Yllin”,- shkruan këngëtari. Ky vit që la pas për Yllin ka qenë shumë i suksesshëm. Vetëm pak ditë më parë ai publikoi këngën në bashkëpunim me Majk dhe projekti po rezulton shumë i pëlqyer.