Ylli i serialit “Friends” Matthew Perry u gjet i pajetë në xhakuzin e shtëpisë së tij/ Pas raportit të autopsisë, më shumë se një person pritet të akuzohet

Showbiz

Detaje në raportit të autopsisë së yllit të “Friends”, Matthew Perry, tërhoqën së fundmi vëmendjen. Kujtojmë se ylli i “Friends” i cili u gjet pa jetë në xhakuzin e shtëpisë. Ndërkohë mësohet se policia pret që më shumë se një person të akuzohet për vdekjen e aktorit të njohur, gjë që tronditi të familjarët dhe të afërmit e tij.

Lajmi për vdekjen e Perryt , , tronditi thellë fansat e tij por edhe botën e Hollivudit.  Fillimisht u tha se shkaku i vdekjes së aktorit 54-vjeçar në 28 tetor në Malibu  ishte efekti akut i ketaminës. Më pas u tha se aktori, i cili kishte në gjak ketaminë, u mbyt në xhakuzi. Ketamina përdoret për të trajtuar ankthin dhe depresionin. Në raportin e përgatitur nga Departamenti i Ekzaminuesve Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit , vdekja e aktorit u përshkrua si një “aksident”.

Besohet se për vdekjen e tij do të hetohen shumë persona, pasi  është zbuluar se policia beson se ‘më shumë se një person’ duhet të akuzohet për ngjarjen tragjike. Megjithatë,  ajo që do të vendosë është prokuroria. Një zyrtar i zbatimit të ligjit tha se hetimi federal për këtë vdekje do të përfundojë së shpejti dhe zyra e prokurorit do të vendosë nëse do të ngrejë akuza. Momentalisht, Zyra e Avokatit amerikan nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.