Ava Max është një tjetër këngëtare shqiptare, e cila po triumfon në skenat ndërkombëtare. Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në televizionin italian ‘Rai Uno’, ku performoi hitin e saj “Sweet But Psycho”.
Në pamjet e publikuara nga Olti Curri në ‘Instagram’, mund të dëgjohet shumë mirë momenti kur gjatë intervistës me prezantuesin Fabio Fazio, Ava pranon se është shqiptare dhe madje përshëndet të gjithë publikun shqiptar që ndjek ‘Rai Uno-n’ duke folur shqip. “Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, u shpreh këngëtarja. Sigurisht që televizionet italiane ndiqen shumë nga shqiptarët, kështu që mund të themi dhe njëherë që një tjetër këngëtare na bëri të ndihemi krenarë.