Ylli i popit Taylor Swift akuzohet për kopjim

Showbiz

swifttayl

Këngëtarja e njohur Taylor Swift akuzohet për kopjimin e një reklame parfumi të vitit 2016 në videoklipin e saj të fundit “Delicate”.
Në reklamë, ashtu si edhe në videoklip ka skena të ngjashme. Kështu, në reklamë pasi balerina është e mërzitur nga një mbrëmje gala, shkon në një vend ku është e vetmuar dhe nis të kërcejë. E njëjta gjë ndodh me Taylor, e cila e mërzitur nga gazetarët shkon një vend ku nuk e sheh asnjeri dhe nis të kërcejë.
Kënga ka vetëm 3 ditë që është publikuar dhe ka arritur mbi 24 milion klikime. Deri më tani, ylli i popit nuk ka reaguar ndaj akuzave të tilla.