Ylli i Juventusit argëtohet me këngën e njohur shqiptare

Showbiz

Kënga “Zemër” e këngëtares Dhurata Dora dhe reperit Soolking ka marrë pëlqyeshmëri të madhe jo vetëm në trojet shqiptare.

Për disa javë, kënga qëndroi lartë në top listat muzikore në Francë dhe Algjeri, por edhe në shtete tjera.

“Zemër” renditet si një ndër këngët më trendi edhe në rrjetin social Instagram, ku njerëzit shpesh mund të publikojnë video duke kërcyer nën ritmet e kësaj kënge.
Së fundmi, ka qenë ylli i Juventusit, lojtari Miralem Pjanic, ai i cili ka publikuarn ë InstaStory një video, ku ka treguar po shijon tingujt e kësaj kënge.

Bëhet fjalë për një video të realizuar në ambientet luksoze, në të cilat futbollisti po kalon disa ditë të mira pushimi, teksa duket se ka zgjedhur muzikën shqiptare për t’u relaksuar.