Këngëtari i njohur Ylli Baka ka treguar në një emision se janë përpjekur ta kopjojnë dhe imitojnë shumë njerëz, por zërin e tij nuk ja merrnin dot.
I pyetur nëse i’a kanë marrë ndonjëherë këngën, ai tha:
“Po. Thotë një kolegia ime para disa vitesh, ata të imitojnë, Por ka një problem, që s’ta marrin dot zërin. Unë kam qenë ndër të parët që i kam kënduar patriotizmit. Filluan dhe femrat, me pushkë e me penë për mëmëdhenë. Filluan pastaj edhe më imitonin në fizik. Unë nxirrja jakën edhe ata e nxirrnin, ktheja flokët këtej, edhe ata i kthenin. Edhe po të rrija me siklet nga këmbët edhe ata e kujtonin si stil.