Yjet që po zbukurohen më shumë në të 50-tat

Showbiz

gr550

Nuk është e thjeshtë të ruash linjat e trupit apo të kesh një fytyrë me shkëlqim edhe pas të 50-ave. emrat që po ju sjellim sot, na suprizojnë çdo ditë! Për to, mosha është vetëm një numër. Sigurisht nuk është vetëm për meritë të tyre! Produktet kozmetike e shërbimet e të gjitha llojeve që i bëjnë vetes, ndikojnë në pamjen e tyre por, sidoqoftë, në fund, ngelen shumë të bukura edhe pse vitet kanë kaluar.

jlo

“Unë nuk e privoj veten nga ushqimi por kam mësuar të kuptoj se sa e rëndësishme është të bësh një jetë të shëndetshme! Për shembull, kam gjithnjë diçka të shëndetshme me vetes, një frut apo perim.”- thotë Jennifer Lopez.

anisotn

Jennifer Aniston këmbëngul në faktin se nuk mund të shpresosh për trup e shëndet të mirë, siluet të hollë e lëkurë të bukur, nëse nuk ushqehesh mirë. Kjo është arsyeja pse ajo përdor vetëm produkte organike.

minogue

“Vërtet që nuk përpiqem shumë por përdor shumë produkte kozmetike që e ndihmojnë trupin tim.”-Kylie Minogue

berry

Në moshën 23 vjeçare, aktorja Halle Berry u diagnostikua me diabet. “Kur të ndodh kjo gjë je gjithmonë e kujdesshme për ato që ha, për sa kohë fle, për sa peshë ke shtuar. Nëse e bën këtë do të jesh më mirë me veten!”.

crawdord

“Të gjithë mendojnë se modelet kanë trup perfekt vetvetiu, që në fillim, por nuk është e vërtetë. Unë jam fokusuar gjithnjë te gjërat që mund të përmirësoj te vetja e jo te ato që më pëlqejnë. Të jesh e bukur nuk është e lehtë!”- thotë Cindy Crawford, tashmë 50 vjeç.

Burimi: Living.al