Ylli i muzikës pop i Kolumbisë Shakira ka qenë e ftuar në Turqi. Këngëtarja me çmime të shumta Grammy performoi rreth dy orë në stadiumin e mbushur me fansa të muzikës së saj si pjesë e turneut të saj të gjashtë botëror për të promovuar albumin e saj të fundit “El Dorado”.Fansat e këngëtares kolumbiane Shakira u gëzuan pasi këngët e saj reflektuan në të gjithë arenën e koncertit, që ndodhet në zonën e Beshiktashit në anën evropiane të qytetit më të madh të Turqisë. Ajo performoi disa këngë nga albumi i saj, si dhe disa të tjera të njohura përfshirë “La La La”, “Waka Waka” dhe “Whenever, Wherever”.
Shumë nga yjet që të gjithë ne i njohim ishin të pranishëm në stadium. Ndër ta përmendim Kenan Doğulu, Beren Saat, Alyna Tilki, Seçkin Özdemir, Demet Özdemir etj.